Champions League /Real Madrid prek finalen, mposht Bayern në "Allianz Arena" (VIDEO)

Champions League /Real Madrid prek finalen, mposht Bayern në "Allianz Arena" (VIDEO)

Reali i Madridit ka marrë një fitore të madhe në sfidën e parë gjysmëfinale të kompeticonit të “Uefa Champions League” duke mposhtur në “Allianz Arena” ekipin e Bajernit të Mynihut me rezutatin 1-2.

Një sukses tepër i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniku francez, Zinedin Zidane, që hedhin një hap të madh për tu kualifikuar për në fazën finale të këtij kompeticioni, pasi sfidën e kthimit do të kenë në “Santiago Bernabeo”.

Madrilenët arritën që të zhvillonin një 90 minutësh mjaft të mirë të cilët edhe pse u gjendët të parët në disavantazh arritën që të përmbysnin shifrat për të dalë me fitore nga ky duel i parë.

Bajerni zhbllokoi i pari shifrat në minutën e 28-të më anë të Kimich i cili depërton në mënyrë të shkëlqyer brenda zonës duke goditur saktë dhe për ta dërguar topin në fund të rrjetës së Navas.

U duk sikur gjermanët do të dilnin fitimtar nga ky takim, por kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit mbrojtësi brazilian Marselo shënoi një super gol nga distanca duke lënë të shtangur portierin Ulreich i cili nuk pati asnjë mundësi të reagonte, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e dytë do të niste në mënyrë perfekte për “Los Blancos” që gjeti menjëherë golin e avantazhin me anë të talentit të sapofutur në fushën e lojës Asension i cili pas një aksioni perfekt e mposhti për herë të dytë porterin bavaraz duke zhytur në heshtje “Allianz Arenën”.

Në minutat në vijim Bajerni u hodh në sulm për të gjetur golin e avnatazh dhe në minutën e 67-të Tomas Myler nuk arrin dot të shtyjë topin në rrjetë me portën e boshatisur duke humbur një rast të artë për barazuar shifrat.

Reagimi i miqve ishte i menjëhershëm pasi në të 75-tën Karim Benzema humbet një rast ideal për të trefishuar shifrat ku i vetëm përballë portierin nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, me Realin që fiton këtë gjysmëfinale të parë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Kievit. 

Golat e takimit Bajern Mynih-Real Madrid

Goli i parë i shënuar nga Kimich

Goli i dytë i shënuar nga Marcelo

Goli i tretë i shënuar nga Asensio

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy