
Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Torino në merkaton e verës. Në sezonin e fundit, mbrojtësi shfaqi vështirësi dhe nuk ishte një formën më të mirë të mundshme, ashtu si një vit më parë, kur edhe spikati në Serie A. Për këtë arsye, drejtuesit e kanë nxjerrë futbollistin e Kosovës në merakto. Sipas “Tuttosport", drejtuesit e Torinos janë të hapur për shitjen e 28-vjeçarit dhe janë në pritje të ofertave. Interes për Vojvodën ka shfaqur klubi i njohur turk, Fenerbahce. Këta të fundit e pëlqejnë shumë mbrojtësin dhe në ditët e ardhshme mund të paraqesin një ofertë për të.



