
Me shumë gjasa e ardhmja e Darwin Nunez do të jetë larg ‘’ Anfield Roadit ‘’.
Besohet se do të jetë sezoni i fundit me Liverpoolin, por duke patur parasysh cilësitë e uruguajanit, për të pretendentët nuk kanë munguar.
Eshtë Arsenali, ekipi që dëshiron shërbimet e shtatlartit, shumë i vlerësuar nga traineri Mikel Arteta.
Spanjolli mendon se prezenca e tij në ofensivë do të jetë një plus për ‘’ Topchinjtë ‘’, lojtar që spikat për shtatlartësinë dhe nuhatjen për golin, dy komponentë me anë të cilëve i ka vënë jo pak në rrezik rivalët.
Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ nuk e përjashtojne largimin e 25 vjeçarit, edhe pse ende nuk ekziston një ofertë nga kryeqytetasit.
Sezoni akual është i treti për ishi-n e Almerias tek ish kampionët e Champions Leagues dhe Premier Leagues, për të cilin merkatoja verore do të jetë shumë përcaktuese.
Statistikat e Darwin Nunez në sezonin aktual konsiderohen të vakëta, të cilat nuk përkojnë me potencialin real të tij, konkretisht 7 gola dhe 5 asiste në 39 sfida.
Dyert e ‘’ Emirates ‘’ tashmë jane hapur dhe besohet se do ta analizojë siç duhet ofertën në vijimësi pasi kemi të bëjmë me një rival shumë cilësor, sidomos në Angli.



