
Një ndër prioritetet e drejtuesve të Barcelonës referuar periudhës së transferimeve do të jetë përforcimi i metrave të fundit.
Hansi Flick i ka kërkuar Joan Laportas mbështetjen absolute në këtë aspekt dhe tanimë ia ka vënë gishtin Bradley Barcolas.
Sulmuesi zhvilloi një sezon spektakolar me Paris St Germain, të finalizuar me fitimin e Champions Leagues.
23 vjeçari ia shpërbleu besimin Luis Enriques me paraqitje dinjitoze në të gjitha kompeticionet.
Thuhet se numri një i ‘’ Blaugranëve ‘’ ka ofruar 50 milionë euro për ishi-n e Lyonit, shifër e cila ka marrë një përgjigje negative.
Nasser Al Khelaifi dhe bordi drejtues i ‘’ Les Pariziens ‘’ e konsiderojnë Bradley Barcolan kyç, i cili momentalisht vlen në treg 70 milionë euro.
‘’ Lucho ‘’ ka marrë maksimumin nga golashënuesi, një dhimbje koke për çdo rival për arsye të rrezikut përpara portës, fizikut impresionues dhe fitimit të dueleve në ajër.
‘’ Blaugranët ‘’ natyrisht mbeten një destinacion i preferuar nga shumë lojtarë por në aspektin e negociatave sheiku nga Katari gjithmonë ka rezultuar tejet kokëfortë.
Spanjollët s’do ta kenë të lehtë sepse edhe disa ekipe nga Premier League janë interesuar për Bradley Barcola i cili kontriboi për gjigandët e Ligue 1 me 13 gola dhe 5 asiste në 49 sfida sezonin e shkuar.



