
Anglia ka shënuar edhe dy herë të tjera ndaj Ukrainës, duke e dërguar rezultatin në 3-0. Fillimisht ka qenë Harry Maguire, i cili në minutën e 46-të ka shënuar të dytin për skuadrën e Southgate.
Mbrojtësi i Manchester United, ka shfrytëzuar në maksimum një krosim të marrë nga Shaw, duke gjuajtur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Vetëm 3 minuta më vonë, ishte përsëri Shaw, i cili jep krosim në zonë, aty ku ndodhet Harry Kane, i cili gjuan me kokë dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë se ishte pikërisht sulmuesi i Tottenham, i cili në minutën e 4-t kaloi Anglinë në avantazh.
LIVE: Ukraina-Angli 0-3
Kane 4’,49’, Maguire 46’



