
Trajneri i Egnatias, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku ekipi i tij barazoi 2-2 ndaj Teutës.
Sipas tij, në pjesën e dytë, rrogozhinasit ndryshuan lojën në pjesën e dytë dhe referuar barazimit te Partizanit, tha se ajo e sotmja është një pikë e rëndësishme.
Në pjesën e parë Teuta na bllokoi dhe nuk ishim mirë në manovër. Në pjesën e dytë ndryshuam skemë dhe gjithçka ishte për ne.
Në pjesën e dytë ka episode loje, siç ishte penalltia, por gjithë kohën e kishim topin në zotërim dhe ishim para portës kundërshtar. Një episod ishte te penalltia për Teutën, nuk e di nëse ishte apo jo. Gjithsesi, vendosi shpirti i madh i gjithë lojtarëve.
Jemi në të njëjtat pozita me Partizanin edhe pas kësaj jave dhe më vjen mirë që nuk humbëm. Një pikë e shtrenjtë si shkoi ndeshja.



