Barcelona ëndërron rikthimin e Messit

Barcelona ëndërron rikthimin e Messit

Historia e Lionel Messit me Barcelonën duket se ende nuk ka përfunduar .

Largimi i argjentinasit nga ‘’ Camp Nou ‘’ tek Paris St Germain i tronditi spanjollët pas viteve të suksesit , por në njëfarë mënyre situata delikate në aspektin ekonomik i detyroi ti jepnin lamtumirën ‘’ La Pulgas ‘’. 

Megjithatë dashuria e 35 vjeçarit duket sikur asnjëherë s’do të shterojë , madje është më e madhe se më parë  pasi sipas lajmeve të fundit besohet se shumë shpejt , ekzaktësisht në merkaton e janarit të lërë ‘’ Parque de Princen ‘’ për tu rikthyer tek klubi me të cilin fitoi gjithçka në karrierë .

Kapiteni i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ e përfundon kontratën me ‘’ Les Pariziens ‘’ në 30 qershorin e 2023- shit dhe për ‘’ Blaugranët “ rikthimi i shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë “ do të ishte me parametër zero.

Pas një fillimi jo të mirë tek francezët i cili natyrisht shkaktoi shumë polemika për faktin se Lionel Messi është një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave , ylli nga Rosario ka rekuperuar terren , me 4 gola dhe 7 asiste në 9 ndeshje duke i bërë francezët të mendojnë rinovimin por s’duhet anashkaluar as fillimi i një aventure  në Major League Soccer, pikërisht tek Inter Miami që është në pronësi të legjendës angleze David Beckham .

Pistat janë disa dhe ndeshjet vijuese të kryeqytetasve parashikohet se do të japin një verdikt më të qartë pavarësisht se Barcelona asnjëherë nuk e humb shpresën për ta veshur përsëri me ngjyrat kuq e blu fituesin e Kupës së Amerikës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy