
Skënderbeu triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në “Final Four”.
Përballje e dominuar gjatë gjithë kohës nga korçarët, që pjesën e parë e mbyllën në avantazh me rezultatin 3-1.
Për Skënderbeun, shënuan Nikaj, Liço dhe Rashica, ndërsa golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Esat Mala me penallti.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim. Golin e dytë për shkodranët e shënoi Bekim Balaj në minutën e 81-të, me penallti. Kuqeblutë, e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Stojanovic, u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 83-të.



