“Tradhtia” nuk falet, Interi heq dorë nga Lukaku

“Tradhtia” nuk falet, Interi heq dorë nga Lukaku

Interi ka hequr dorë nga interesimi për të firmosur me sulmuesin Romelu Lukaku. Lëvizja e sulmuesit belg, është konsideruar si tradhti nga zikaltërit, të cilët janë tërhequr dhe po shikojnë për alternativa të tjera. Lukaku është në kontratë me Chelsea, por gjatë kohës që përflitej për një rikthim te Interi, u zbulua se lojtari ishte në bisedime me Juventusin, për një transferim te bardhezinjtë. Palët kanë arritur një akord dhe pritet vetëm shitja e Vlahovic, që Juventusi të paguajë kartonin e lojtarit. Kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Interit, të cilët janë tërhequr dhe këtë ia kanë bërë të ditur klubit të Chelsea dhe vetë Lukakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy