Tottenhami, i  fiksuar pas Lautaros

Tottenhami, i fiksuar pas Lautaros

 Pas largimit të Achraf Hakimit tek Paris St Germain dhe rikthimit të Lukakut tek Chelsea  , Interi po përgatitet për shitjen e tretë .  Sulmuesi Lautaro Martinez vijon të jetë objektivi i Tottenham Hotspurit për arsye se golashënuesi Harry Kane është me një këmbë larg ‘’ White Hart Lane ‘’ . Nuno Espirito Santo kërkon një zëvëndësues ideal dhe  23 vjeçari disponon të gjithë potencialin për ti ardhur në ndihmë kryeqytetasve .   

 Sipas  The Times  ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë përgatitur 70 milionë euro për kampionin në fuqi të Serisë A  i cili e finalizoi sezonin me  19 gola dhe 11 asiste në 48 ndeshje në të cilat dha një kontribut që s’mund të harrohet lehtë .

Pas 11 vitesh pa titull në Scudetto , zikaltërit vunë diktatin duke i treguar Juventusit se do të ketë shumë punë përpara për ta përballuar konkurrencën e tyre . 

Megjithatë   për Lautaro Martinez ofertat nuk mbarojnë me kaq sepse  Barcelona , Real Madridi dhe  Atletico mendojnë të zhvillojnë një tjetër ndeshje të ashpër në merkato . 

Momentalisht i vetmi shpëtim për Interin mbetet shitja e lojtarëve përcaktues me synimin e  krijimit të stabilitetit të nevojshëm që do ti shërbejë për të filluar pak e nga pak rigjenerimin ekonomik .  Londinezët janë shumë të bindur se  prezenca e ishi-t të Racing de Avellaneda  do të ishte  një plus  në sezonin vijues në të cilin Tottenhamit do ti duhet të masë përsëri forcat në Europë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy