
Dean Smith u shkarkua nga drejtimi i Aston Villa vetëm pak ditë më parë, por nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. Tekniku anglez është zyrtarizuar ditën e sotme në stolin e skuadrës tjetër të Premier League, Norwich.
Këta të fundi në faqen e klubit, kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me Smith, me të cilin kanë firmosur një kontratë për dy vite e gjysmë.
Norwich e ka nisur keq kampionatin anglez pasi pas 11 javësh renditet në vendin e fundit me 5 pikë dhe objektivi i trajnerit të ri është padyshim qendrimi mes më të mirëve në futbollin anglez.



