
Presidenti i sapo zgjedhur i Federatës së Atletikës, Taulant Stërmasi, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, deklaroi se problemi kryesor i atletikës, është masivizimi te fëmijët dhe ka nisur puna për këtë.
Stërmasi deklaroi se do të trajnohen mësuesit e edukimit fizik, ata me profil atletikën. Sipas tij, trajnerët marrin fonde shumë të vogla dhe po punohet që të kenë një pagë më të madhe.
Gjithë sporti, jo vetëm Atletika, masivizimi te fëmijët ka filluar të bjerë, përveç futbollit. Atletika ka edhe problemin e masivitetit. Ky është problemi kryesor. Duhet ta shikojmë në zanafillë. Pse nuk kemi fëmijë, kemi më pak trajnerë, kjo për shkak se kemi më pak fonde. Ky është fokusi i federatës. Do grumbullojmë të gjithë mësuesit e edukimit fizik, me profil atletikën. Kjo do të ndodhë brenda vitit. Kemi 40 të parët, që do të trajnohen në shtator. Duke pasur këto trajnerë, presim masivitet më të madh.
Është shumë e rëndësishme pjesa e trajnerëve. Nuk mund të bëjmë llogari, të kemi trajner të cilin nuk e paguajmë. Fondet janë aq të ulëta për ta, sa ne e quajmë krenari dhe respekt, që ai del në stadium. Ne duhet të japim ca fonde. Unë si federatë kam detyrimin kryesor. Do i gjejmë të ardhurat me sponsorë. Jemi në limite të afateve, për ta çuar atletikën përpara.



