
Redon Xhixha, ishte një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin shqiptar, i cili në merkaton e janarit u larguar nga Tirana, për të vazhduar karrierën në Azerbajxhan, te skuadra e Qarabag.
Duke folu në emisionin “SportZone”, në MCN TV, Xhixha foli për ditët e para me skuadrën e re, ku u shpreh se është përshtatur mirë, pasi kanë mënyrë loje si Tirana.
Më tej, sulmuesi deklaroi se bardheblutë nuk janë dobësuar pas largimit të tij, teksa për rivalitetin me Skukën, shtoi se do të ishte bukur të vazhdonte, por i uroi suksese në aventurën e re.
U ndjeva mirë sepse mora minutat e para me 5 ditë stërvitje. U ambientova shumë shpejt me ekipin në lojë. Jam i lumtur që debutova me fitore dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kanë të njëjtën mënyrë lojë si Tirana, luajnë në sulm. Besoj se do përshtatem shumë shpejt.
De Biasi është trajner i Kombëtares, por nuk e njoh personalisht. Një nga mbrojtësit këtu më foli për të dhe më tha se është trajner i mirë.
Largohemi dy golashënuesit e Superiores, do ishte diçka e bukur nëse do të vazhdonim, sepse do luhej edhe për Këpucën e Artë. Do ishte një garë e bukur për skuadrat e kryeqytetit. Skukës i uroj më të mirën në ekipin e ri dhe të shënojë sa më shumë. Shpresoj të shënojmë të dy te kombëtarja shqiptare.
Shehi është një trajner shumë i mirë, i përgatit lojtarët dhe nuk besoj se do të ketë dhimbje koke për të. Di t’i vlerësojë lojtarët që ka. Tirana nuk është dobësuar me largimin tim, sepse kanë afruar lojtarë të mirë në merkato.
INTERVISTA E PLOTË:



