Arsenal  pretendon Paquetan

Arsenal pretendon Paquetan

 Dështimi për pjesëmarrjen në Uefa Champions League nuk i ka dhënë opsion tjetër Arsenalit veçse ti bëjë mirë detyrat në merkaton verore për të ndryshuar historinë në sezonin vijues.

Firmosja me  Gabriel Jesus, Oleksander Zinchenko, Fabio Vieira, Marquinhos dhe Matt Turner e ka shtyrë Mikel Artetan për të shtuar përpjekjet dhe tanimë në ‘’ Emirates ‘’ po qarkullon emri i Lucas Paquetas . 

Për brazilianin ‘’ Topchinjtë ‘’ ende nuk kanë realizuar një ofertë konkrete por mbeten një pretendent serioz . Eksperienca jo e mirë tek Milani i ka shërbyer si reflektim 24 vjeçarit i cili prej dy vitesh po impresionon tek Lyoni dhe me kalimin e kohës arriti të fitojë pikët për një të ardhme të suksesshme .

Talenti nga Rio De Janeiro është pretenduar edhe nga Newcastle United , ekip nga i cili duhet të bëhet kujdes sepse aktualisht konsiderohet më i pasuri në botë.

Në lidhje me ‘’ Las Urracas ‘’duhet shtuar se në sezonin vijues do të jenë rivali për tu mundur në Premier League , kampionat në të cilin prej shumë vitesh ka humbur dukshëm terren por  të besuarit e Eddie Howe janë të bindur se mund ta kthejnë gjithçka në favorin e tyre në të ardhmen . 

13 gola dhe 7 asiste në 44 sfida finalizuan një sezon të suksesshëm në aspektin e përgjithshëm dhe në kohën e mbetur të merkatos nuk përjashtohet interesi i të tjerë pretendentëve për yllin e ‘’ Seleçaos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy