
Gazetari i sportit, Gentjan Alinani, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për situatën e tre klubeve, Laçit, Kukësit dhe Teutës, që mbajnë vendet e fundit në renditje.
Alinani deklaroi se për situatën aktuale, mund të thuhet se Kukësi është në krizë, për shkak të objektivave madhorë, ndërsa për Laçin dhe Teutën tha se nuk e kanë reklamuar me të madhe titullin.
Kampionati është interesant. Skuadrat i kanë kaluar 5 javët e para. Euforia e fillimit ka kaluar. Kjo është faza shumë e rëndësishme. Deri në fund do të ketë shumë ndryshime.
Nuk mund të kategorizosh të tre ekipet në të njëjtin vend. Kukësi gjithmonë e nis me objektiva madhorë. Bëjnë lëvizje të shumta dhe revolucion në verë dhe dalin thonë për objektiv titullin. Për këta mund të themi se janë në krizë. Teuta dhe Laçi, nuk e reklamojnë me të madhe për titullin. Dy ekipe kanë ndryshuar trajnerin dhe ndryshimet janë parë deri tani.
Përveç ndeshjes së parë me Teutën, ku u duk sikur do ishte një Laç tjetër, në vazhdim kemi parë skuadër tjetër.



