Fundi i një epoke, Valentino Rossi largohet nga Moto GP

Fundi i një epoke, Valentino Rossi largohet nga Moto GP

Fundi i një epoke në Moto GP. Valentino Rossi zhvilloi ditën e sotme në Valencia garën e tij të fundit në karrierë. Siç edhe e kishte paralajmëruar më herët, Rossi sot është larguar përfundimisht nga garat e Moto GP. 

“Doktori” zbriti për herë të fundit në pistë dhe këtë garë e mbylli në vendin e 10-të.

Bagnaia fitoi garën, përpara Martin dhe Miller, por të gjithë sytë ishin te Rossi, i cili e mbylli në vendin e 10-të dhe përshëndet Kampionatin Botëror të Moto GP.

Pas 26 viteve karrierë dhe 9 tituj të fituar në Moto GP, legjenda italiane ka vendosur të pensionohet. Në 432 gara të zhvilluara, 42-vjeçari numëron plot 115 fitore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy