
Bayer Leverkusen vijon të mbetet e pamposhtur këtë sezon futbollistit. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, shmangu humbjen në minutat e fundit, ndaj Borussia Dortmund, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1.
Fullkrug kaloi verdhezinjtë në avantazh në minutën e 81-të, por Stanisic barazoi shifrat në minutën e 97-të. Kjo është ndeshja e 45 pa humbje për Leverkusen në të gjitha kompeticionet.
Në dy ndeshjet e tjera në Bundesligë, Stuttgart, u shtang në transfertë, aty ku u mposht nga Werder Bremen, me rezultatin 2-1. Ndërkohë Mainz barazoi 1-1 ndaj Freiburg.



