
Kalimi nga Psv Eindhoven tek Borussia Dortmundi rezultoi një hap i suksesshëm në karrierën e Donyell Malen. Sulmuesi po shkëlqen me ‘’ Verdhezinjtë ‘’, fakt që është pasuar me interesin e Bayern Munchenit për shërbimet e tij . Bavarezët e konsiderojnë shoqëruesin ideal të Harry Kanes , por s’duhen anashkaluar edhe të tjera alternativa të cilat po analizohen nga drejtuesit nga Mynihu. Në 7 sfidat e para me Borussia Dortmundin , 24 vjeçari numëron 4 gola dhe interesi i rekordmenëve të Bundesligës sigurisht ia lartëson figurën. Merkatoja verore konsiderohet shumë e rëndësishme për fatet e Donyell Malen, produkt i akademisë së Psv Eindhovenit.



