
Flamurtari e ka nisur me fitore ndeshjen e pare te vitit 2018 duke mundur ne fushen e saj ekipin e Partizanit. Nje gol me 11 metersh i shenuar ne minuten e fundit i dha fitoren e pare ne kete sezon skuadres se Shpetim Duros.
Autori i golit ne kete takim ishte Tomislav Bushiç qe mposhti portierin Alban Hoxha. Nje sfide qe u mbyll me shume kontestime nga ana e Partizanit qe protestuan ashper ndaj gjyqtarit te takikit Enea Jorgjit pas atij 11 metershi te dhene.
Kjo solli dhe largimin e Staroves i cili shpertheu ne fyerje dhe protesta ndaj arbitrave. Por, kuqezinjte dalin me koken lart me nje tre pikesh te arte qe i ngjit ne vendin e dyte me 31 pike, 6 me pak se Skenderbeu.
Me fitore e nisi dhe Kukesi qe fitoi ne transfete perballe Vllaznise. Verilindoret moren tre pike pas fitores se paster 3-1. Per ekipin e Pacult shenuan Guri, Zderic dhe Bakaj, ndersa per shkodranet shenoi Kalaja.



