
Merkatoja e janarit është shumë pranë dhe tek Real Madridi po punohet me shumë seriozitet për të dhënë maksimumin gjatë saj.
Në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ po analizohen disa opsione, ndër të cilat është edhe Joao Neves.
Mesfushori ka bërë mirë me Paris St Germain, i cili po zhvillon sezonin e dytë.
Portugezi është një ndër të preferuarit e Luis Enriques dhe presidenti i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez thuhet se do të ofrojë afro 150 milionë euro për shërbimet e tij.
Largimi i mundshëm i Eduardo Camavingas dhe Rodrygos mund ti përforcojë ndjeshëm spanjollët në aspektin ekonomik, shifër të cilën ndoshta do ta vënë në dispozicion për të firmosur me ishi-n e Benfikës.
Kapaciteti për të rikuperuar topat, organizmi i lojës dhe efikasiteti në pasime e bëjnë 21 vjeçarin një element i cili duhet patjetër të merret në konsideratë.
Dihet se numri një i ‘’ Los Merengues ‘’ nuk është kursyer asnjëherë gjatë merkatove, pavarësisht shifrave të majme.
Referuar Joao Nevesit duhet theksuar se kontrata me kampionët në fuqi të Champions Leagues i përfundon në 2029-ten dhe vlera e kartonit i arrin 40 milionë eurot.
Mirëpo, Nasser Al Khelaifi ka deklaruar paraprakisht se nuk do të bëjë asnjë lëshim në lidhje me pretendimin, edhe pse shifra e lartpërmendur parashikohet se do ta tundojë paksa.
Referuar sezonit aktual Joao Neves numëron 2 sfida dhe 3 gola, një komponent shumë i vlefshëm në 11-shen e ‘’ Luchos ‘’.



