Barça : Tjetër alternativë për portën

Barça : Tjetër alternativë për portën

Portieri Ter Stegen po kalon një kalvar peripecish në ‘’ Camp Nou ‘’, kjo për shkak të mungesës së vazhdimësisë poshtë tre shtyllave .

Katalanasit e kanë vënë re prej kohësh këtë problematikë pavarësisht se gjermani konsiderohet ndër më të mirët në botë  . 

Për Barcelonën shitja e ishi-t të Monchengladbah mund të mbushë arkat në mënyrë të konsiderueshme dhe drejtori sportiv Mateu Alemany ka filluar menjëherë tratativat për gjetjen e zëvëndesuësit të Ter Stegen .

Para disa kohësh u përfol për gardianin e ekipit të dytë Arnau Tenas por Joan Laporta ka bërë thirrje për ta trajtuar më në thellësi këtë temë, dhe konkluzioni tashmë është nxjerrë . 

Illan Meslier i Leeds United ka marrë duartrokitjet e Xavi Hernandez dhe nga shumë specialistë konsiderohet se do të shkëlqejë në të ardhmen.

Anglezët nuk e kanë të sigurtë qëndrimin në Premier League dhe nëse do të rezultojë kështu , rruga do të hapej për 22 vjeçarin për të cilin britanikët synojnë 25 milionë euro.

Por s’mbaron me kaq sepse rënia e mundshme në Championship e Leeds do të ishte qershia mbi tortë për ‘’ Los Cules ‘’ sepse vlera e kartonit të  Illan Meslier mund të zbresë deri në 5 milionë euro, mundësi unike për spanjollët për një revolucion në kuadratin e bardhë dhe njëkohësisht do ta shëndërronin ishi-n e Lorient në një portier tepër të privilegjuar.

Ndryshimi ka filluar të marrë formë në Katalunjë por puna vijon me të njëjtin intensitet, për të shpërblyer edhe sakrificat e Joan Laportas që nuk do të ndalet deri në rikthimin e kësaj skuadre tek titujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy