Napoli i Elseid Hysajt nuk është kursyer sot ndaj Atalanta-s së Gjimshitit të cilën e ka mposhtur 4-1 në San Paolo.
Të besuarit e Gatusso-s, që vinin nga një humbje 3-0 në tavolinë kundër Juventusit por edhe dënimit me minus një pikë nga gjykata sportive, treguan karakter duke realizuar dy herë me Lozano-n, Politano-n dhe sulmuesin Osimhen. Ndërkohë goli i nderit për Atalanta-n u realizua nga Lammers.
Në Premier League derbi i Liverpool ka përfunduar në ‘paqe’. Pavarësisht se kaluan dy herë në avantazh kampionët e Anglisë u barazuan nga Everton, që sot u ndalën për herë të parë pasi më herët kishin marrë katër fitore në katër ndeshje.



