
Romelu Lukaku tani më shumë se kurrë thotë se është një interist dhe bluzen e kësaj skuadre e ka patur ëndërr ta vishte. Belgu shorehet se fitimi i titullit është diçka madhështore.
“Kur ndodhem në fushën e ‘San Siro’-s kuptoj që kam realizuar një nga ëndrrat e gjithë kohëve: gjithmonë kam dashur të luaj për Interin. Veshja e kësaj fanelle është një krenari e jashtëzakonshme, fitorja diçka madhështore. Unë jam interist”, ka siguruar, duke emëruar edhe golin më të bukur nga momenti që ndodhet në Milano:
“Zgjedh atë të 3-0 të shënuar Milanit. Përfshin gjithë karakteristikat e mia: vrapimin, fuqinë dhe saktësinë. Dhe ka pasur një kuptim të thellë për mua dhe kampionatin tonë. Raporti me Konten? E dija që në fillim që do të kishte qenë special. I shkrova ‘po vij’ në verën e vitit 2019”.



