Liverpooli, mendon për Marc Guehin

Liverpooli, mendon për Marc Guehin

Kapiteni i Crystal Palaces Marc Guehi është shëndërruar në një ndër më të kërkuarit në merkato.

Mbrojtësi po zhvillon sezonin e pestë me londinezët dhe po rikonfirmon cilësitë, në një ndër ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër. 

Për 25 vjeçarin është interesuar Barcelona por së fundmi edhe Liverpooli është përfshirë në listën e pretendentëve duke e bërë garën edhe më emocionuese. 

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, nëse do të ketë një marrëveshje me drejtuesit e kryeqytetasve në lidhje me rinovimin e kontratës, si ‘’ Blaugranët ‘’ ashtu edhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ do të kenë një mundësi për tu fuqizuar me një lojtar tejet cilësor. 

Ish kampionët e Premier Leagues ishin shumë afër transferimit të Marc Guehit në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë verës por presidenti i Crystal Palaces Steve Parish diti të reagojë në momentin e duhur duke siguruar qëndrimin në ‘’ Selhurst Park ‘’. 

Mirëpo, ecuria shumë e mirë natyrisht do të shoqërohet edhe njëherë me ofensivën e gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm, një ekip i cili ka ndryshuar nën drejtimin e trainerit Arne Slot. 

Dyshimet mbi qëndrimin e Ibahima Konates, i cili pretendohet nga Real Madridi detyrojnë drejtuesit të kërkojnë një tjetër element bindës, për të evituar prapakohët e mundshme në të ardhmen. 

Ndërkohë, traineri Oliver Glasner është shprehur qartazi se pretendon ta ketë pjesë të skuadës në vijimësi por ofertat tunduese mund t’ia vënë pikën eksperiencës me ‘’ Shqiponjat ‘’. 

Nuk duhet harruar se edhe Bayern Muncheni është një kandidat potencial për Marc Guehin, ndër më bindësit në një ndër pesë ligat më të bukura të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy