Real Madridi  fokuson Fabian Ruiz

Real Madridi fokuson Fabian Ruiz

Mbërritja e Carlo Ancelottit në Madrid është shoqëruar menjëherë me objektivat e merkatos .   Italiani nuk kërkon të humbasë kohë dhe është përqëndruar tek ish lojtari i tij tek Napoli Fabian Ruiz .  Mesfushori spanjoll ka humbur paksa terren gjatë sezonit të lënë pas dhe  sipas  Calciomercatos është  një ndër kandidatët që mund ti japë përfundimisht lamtumirën ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ gjatë verës.  Momentalisht ‘’ Galaktikët ‘’ ndodhen një hap përpara Juventusit dhe Atleticos dhe kanë shanse reale për të firmosur me këtë lojtar .   

Marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet teknikut 61 vjeçar dhe motorrit të mesfushës napoletane janë një plus më tepër për ta transferuar në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  dhe parashikohet se Napoli do të mundohet të përfitojë maksimalisht sepse kur flitet  për Real Madridin lojtarët e mëdhenjë janë pothuajse me një këmbë e gjysëm të larguar .  Falë këtij traineri  Fabian Ruiz mund të ketë shansin e rikthimit në Primera Division  por këtë herë në rradhët e një ndër klubeve më të famshëm të planetit  i cili kërkon me ngulm të dominojë përsëri në çdo kompeticion që do të jetë pjesmarrës .  

25 vjeçari është një lojtar që mund ti japë shumë benefite mesfushës së ‘’ Los Blancos ‘’ sepse ideja e të qënit pjesë e një ekipi me mentalitet fitues imponon shumë sakrifica për  dhënien e 100 % dhe me karrierën e zhvilluar deri me tani gjithçka është në favor të tij .  Fabian Ruiz prej shumë sezonesh i ka treguar aftësitë me ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe në të sapopërfunduarin ka numëruar  42 ndeshje dhe  4 gola .

Me  Carlo Ancelottin  në stol me siguri do të mendohet mirë  sepse është një shans që nuk të vjen dy herë dhe  gjithashtu mbetet destinacioni i preferuar për shumë lojtarë të njohur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy