
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në një intervistë të dhënë për “Italia 1”, u shpreh se ai dhe skuadra e tij, beson të fitimi i titullit kampion, ndonëse Napoli është shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes.
Inzaghi u shpreh se skuadra e Spallettit ka bërë mirë, por edhe ka përfituar nga gabimet e rivalëve të tyre.
Besoj në rikthimin te titulli kampion. Kemi bërë një pushim të gjatë, gjë që është e re për të gjithë ne. Deri më tani, Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme, por janë përforcuar edhe me gabimet e të tjerëve duke filluar nga Interi.
Vitin e kaluar ishim më afër në renditje, ne ishim tre pikë më shumë, ndërsa tani hendeku është zgjeruar nga Napoli. Ata kanë bërë diçka që askush nuk e ka bërë në Europë dhe ne i përgëzojmë për këtë. E dimë që nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë.



