Barcelona i ofron Umtitin Arsenalit

Barcelona i ofron Umtitin Arsenalit

 I anashkaluar tashmë nga traineri Xavi Hernandez, drejtuesit e Barcelonës kanë menduar ta ndihmojnë Samuel Umtitin të transferohet në një ekip ku mund të luajë si titullar.  

Në sajë të kontributit prej gjashtë sezonesh , spanjollët duan ta përfundojnë këtë histori duke e respektuar në maksimum qëndërmbrojtësin dhe sipas gazetarit Ekrem Onur ia kanë ofruar Arsenalit në mënyrë që të vijojë karrierën në elitën e futbollit europian .

Megjithatë, as ofertat nga Franca nuk kanë munguar për 28 vjeçarin sepse Montpellier , Rennes dhe Nice kërkojnë ta rikthejnë në Ligue 1 por problemi qëndron tek paga e lartë e Samuel Umtitit dhe  ‘’ Topchinjtë ‘’ mund të bëjnë një sakrificë për përforcimin e  fazës defensive me një lojtar të eksperimentuar.

 ‘’ The Gunners ‘’ kanë nevojë për të shtuar kualitetin në prapavijë dhe ti krijojnë qetësinë e duhur Mikel Artetas i cili i njeh shumë mirë londinezët për arsye të së kaluarës si mesfushor .

Aspekti mbrojtës konsiderohet dhimbja më e fortë e kokës për spanjollin dhe  në ‘ Emirates ‘  po mendohen lëvizjet e verës me objektivin e rotacionit me  Ben White apo brazilianin Gabriel duke pritur se çfarë do të ndodhë me William Saliban .

Kjo do të bëhej eksperienca e tretë e Samuel Umtitit ndër  kampionatet më prestigjoze të elitës, produkt i akademisë së Lyonit , ekip që në të kaluarën la gjurmë  në Ligue 1 por protagonizmi i Paris St Germain prej shumë vitesh e ka lënë në prapavijë rivalin direkt.

Largimi i kampionit në fuqi të botës do të ishte një benefit për arkat e ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ The Gunners ‘’ mund ta përballojnë transferimin e tij në Premier League , ndër kampionatet më të bukur në botë me një ndër ekipet më të famshëm .

Si Barcelona ashtu edhe Arsenali ndodhen në një proçes rindërtimi i cili natyrisht do të marrë kohën e nevojshme për ti dhënë rezultatet por kryefjala e kësaj historie është se ekipet në fjale kanë një histori të gjatë suksesi mbi supe dhe s’duhet të distancohen nga ky fakt sepse e dëmton imazhin e tyre.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy