
Situata e ndërlikuar e Manchester United në Premier League sigurisht pritet të ndikojë tek e ardhmja e disa lojtarëve.
Një ndër to është Bruno Fernandes, ndër më të mirët e 11-shes së formuar nga Darren Fletcher.
Pavarësisht largimit të Ruben Amorim nga stoli mesfushori ende po has vështirësi tek 20 herë kampionët e Premier Leagues i cili mbërriti në ‘’ Old Trafford ‘’ në janarin e 2020-tës për shifrën e 65 milionë eurove.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘’ The Sun ‘’ dhe duhet thënë se 31 vjeçari mund të bëjë gati valixhet për tu larguar nga i famshmi ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.
5 gola dhe 9 asiste në 20 sfidat e sezonit aktual konsiderohen jo të nivelit të ishi-t të Sampdorias i cili natyrisht duhet të përgatitet shumë mirë pasi siç dihet me të përfunduar sezoni do të startojë Botërori, një ndër evenimentet më të rëndësishëm në futboll.
Janë bërë shtatë sezone Bruno Fernandes tek Manchester United e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë gjatë janarit.



