
Një faktor i rëndësishëm në Serie A të këtij sezoni, do të jetë edhe rikthimi i tifozëve në stadium nga java e parë.
Sa i përket abonimeve sezonale, dy skuadrat milaneze kanë vendosur rekord, me tifozët që i janë përgjigjur menjëherë klubeve.
Shifra rekord për Interin dhe Milanin, që kanë kaluar numrin e 40 mijë abonimeve për sezonin e ri. Për sa i përket derbit në këtë drejtim, Interi qëndron në krye, me tifozët ziklatër që numërojnë 41 mijë abonime, ndërsa kampionët e Italisë deri tani numërojnë 40 mijë, të cilat janë shitur në kohë rekord.
Me dy skuadrat e Milanos, që duket se nuk kanë rivalë në këtë drejtim, vendi i tretë është për Romën, me 36 mijë abonime dhe më pas vjen Juventusi dhe Lazio me nga 20 mijë abonime.



