Kampione bote në ski, Toçi: Lara Colturi ndihet shqiptare, është e ardhmja e skive botërore

Kampione bote në ski, Toçi: Lara Colturi ndihet shqiptare, është e ardhmja e skive botërore

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, u shfaq shumë i lumtur, pas suksesit historik të Shqipërisë, ku Lara Colturi, u shpall kampione bote në ski, në disiplinën Super-G, për të rinj.

Toçi në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se ky është një moment i veçantë dhe shtoi se Shqipëria do të ketë më shumë mundësi tashmë për këtë sport.

Ne besuam ne ëndërruam dhe këtë mundësi na i dha Lara. E kishim thënë që do krijojmë një ekip konkurrues dhe ia dolëm. Duhet të jetë e lumtur e gjithë Shqipëria. Falë Lara, jemi mes më të mirëve të botës. Sot në darkë, do të këndohet himni shqiptar.

Sot është një moment i veçantë që duhet t’i gëzohemi. Të gjitha mediat botërore po flasin për këtë. Do i japim Shqipërisë, shumë mundësi për këtë.

Lara Colturi, ndonëse është italiane, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë dhe Toçi tha se ndihet shumë krenare për këtë.

Çdo njeri zgjedh të zhvillojë karrierën në vendin që do. Lara po sot ndihet shumë krenare. Sot ajo është një shqiptare, si unë dhe ju. E ka bërë për Shqipërinë, atë që shumë pak shqiptarë e kanë bërë. Të gjithë e njohën Shqipërinë edhe në botën e skive. Lara është vetëm 16 vjeç edhe është e ardhmja e skive Botërore. Do e mbajë Shqipërinë në vendet e sipërme në botë. Kjo është një meritë e saj personale, por edhe e jona.

Sot kishim një kontakt me kompanitë e mëdha këto. Shteti jonë do kthehet në një brend të madh në botën e skive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy