Trajneri Artan Mërgjyshi, zbuloi për herë të parë, arsyen e largimit nga drejtimi i skuadrës së Vorës.
Në MCN live, Mërgjyshi deklaroi se ka keqardhje, sepse nuk e kuptoi largimin, ndërsa shtoi se drejtuesit kishin pritshmëri të mëdha, duke kërkuar vendin e parë pas 9 javëve.
Keqardhja më e madhe, është se nuk e kuptova largimin tim. Të largohesh kur fiton 6 ndeshje dhe me ekipin në vendin e tretë, është e pakuptimtë. Janë gjëra që po ndodhin në futboll dhe nuk duhet të ndodhin.
Unë i uroj më të mirën Vorës, sepse janë një skuadër ku është investuar shumë. Pritshmëritë ishin më shumë se kapaciteti që ka skuadra. Vora megjithëse se ishte në vendin e tretë, pretendonin të ishim në vendin e parë.



