
U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.
Skuadrat e kreut kanë zhgënjyer, teksa u mposhtën nga ato që luftojnë për mbijetesë. Ballkani i shpallur kampion, u mund 2-3 nga Malisheva, që mban vendin e 7-të me 43 pikë.
Në të njëjtën kuotë pikësh ndodhet edhe Drenica, që triumfoi minimalisht Llapit në shtëpi. Me Ulpianën dhe Feronikelin të rënë, tashmë gara është për të shmangur vendin e 8-të.
Ndërkohë në vallen e mbijetesës është edhe Prishtina me Dukagjinin, me dy skuadrat që ndodhen në kuotën e 45 pikëve.



