Inter synon Marcos Acuna

Inter synon Marcos Acuna

  Paraqitjet e shkëlqyera nën drejtimin e Julen Lopeteguit e kanë vënë Marcos Acunan në radarët e Interit . Interesi i zikaltërve thekson se progresi i argjentinasit në fushën e blertë ka patur një ecuri pozitive .

29 vjeçari ka arritur të shëndërrohet në një garanci për numrin një të pankinës andaluze  Julen Lopetegui , por  gjithçka mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës .  

Sipas ‘’ Estadiodeportivos ‘’ drejtuesit nga Milano nuk mendojnë ti tejkalojnë limitet në lidhje me Marcos Acunan dhe kanë shqyrtuar një ofertë paraprake që kap shifrën e 15 milionë eurove për ta larguar nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ .

Një hap i tillë do të shoqërohet me përfshirjen e ndonjë elementi që nuk do të jetë pjesë e planeve  të Antonio Contes për sezonin vijues për ti hapur derën transferimit të anësorit nga  Neuquen në ‘’ Giuseppe Meazza “ .

  Dalbert  Henrique  shikohet si i përzgjedhuri i Interit për të lehtësuar konkretizimin e këtij operacioni. Huazimi tek francezët e Rennes i ka shërbyer për të rikuperuar formën e duhur edhe pse deri në këtë stad të sezonit numëron vetëm 13 prezenca nën drejtimin e Julien Stephan . 

Hapat e suksesshëm në lidhje me rinovimin e Sergio Escuderos e bëjnë edhe më të vështirë një kalim të mundshëm të brazilianit në Primera Division   por kjo çështje do të varet automatikisht nga transferimi i mundshëm i Marcos Acuna tek Interi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy