
Pas shumë diskutimeve dhe pikëpyetjeve më në fund është zyrtare se Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kombëtares së Suedisë për eliminatoret e Botërorit. Gjithashtu sulmuesi 39-vjeçar do jetë me skuadrën edhe në Europianin që mbahet këtë vit.
Lajmin e ka konfirmuar vetëm Ibrahimovic, që këtë sezon ka shkëlqyer me Milanin edhe pse në një moshë ku pak pritet. Emri i Ibrës figuron edhe në listën që Suedia ka shpallur për ndeshjen kualifikuese në fund të marsit.
Për këtë rikthim Ibra ka reaguar në faqen e tij të ‘Istagramit’ duke postuar një foto me bluzën e Suedisë ku shkruan “Rikthimi i Zotit”. Shtatlarti do jetë i gatshëm dhe për sfidën që Suedia do të zhvillojë me Kosovën në datën 31 mars.
Rikthimi i Ibrahimovic te Suedia vjen pas 5 vitesh që nga largimi i tij.



