Ndeshjet e shtatorit, Lenjani do mungojë për Shqipërinë

Ndeshjet e shtatorit, Lenjani do mungojë për Shqipërinë

Ermir Lenjani, do të jetë mungesa e rëndësishme e Shqipërisë për ndeshjet e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë dhe Hungarisë, në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Mbrojtësi i majtë ka pësuar një dëmtim me skuadrën e Grasshoper. Në një njoftim të këtyre të fundit, thuhet se Lenjani ka pësuar një këputje të pjesshme të ligamentit dhe tashmë do i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

32-vjeçari ka nisur rehabilitimin dhe do të mungojë 4 deri në 6 javë, që do të thotë se humbet kështu ndeshjet me Shqipërinë në fillim të muajit shtator.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy