M.City shumë afër Messi-t, vendoset dita e takimit mes palëve

M.City shumë afër Messi-t, vendoset dita e takimit mes palëve

Një enigmë e vërtetë është bërë e ardhmja e Lionel Messi-t në këtë momente, pasi për të interesohen shumë ekipe, ndërkohë që mbetet e hapur edhe mundësia për të qëndruar te Barcelona pavarësisht se të martën të gjithë mediat botërore shkruajtën se ylli argjentinas ka kërkuar nga klubi katalanas të largohet.

Për momentin, referuar edhe burimeve të ‘tuttomercatoëeb’, klubi më i favorizuar mbetet Manchester City. Kjo për disa arsye. E fundit ka të bëjë me një takim që babai i futbollistit dhe vetë ai thuhet se do të mbajnë të hënën në Angli, me drejtuesit e Manchester City-t.

Më herët Lionel Messi ka filluar të ndjekë në instagram Manchester City-n, ndërsa raportet me Guardiolën mbeten të veçanta dhe ky është thelbi i gjithçkaje.

Rivalët më të fortë të Manchester City-t janë Inter, që në favor ka sistemin e taksave në Itali, që do të bënte të paguante më pak për pleshtin. Por gjithsesi pas nuk mbeten Paris SG dhe Manchester United.

Gjasat janë shumë që derisa kjo mesele të zgjidhet Messi të vazhdojë të stërvitet me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy