
Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 10-të, e cila do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
Verilindorët kanë treguar një formë në rritje në javët e fundit dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv në shtëpi.
Në krahun tjetër, shkodranët duan fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Basha, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rivas, La Torre.
VLLAZNIA: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Alivoda, Krymi, Çeshmedijev, Mala, Gruda, Balaj.



