
Duke filluar nga ora 15:45, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Dy ekipet, do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët, edhe për shkak të pozitave ku ndodhen. Partizani mban vendin e dytë dhe një tjetër hap fals, mund të kushtojë në rrugën drejt titullit.
Më e komplikuar është situata te Kukësi, me verilindorët që mbajnë vendin e tetë me vetëm 12 pikë, çka sollën edhe largimin e trajnerit Dobi.
Pak minuta para sfidës, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Rexhepi, Bitri, Sota, Hadroj, Buxhelaj, Murataj, Rrapaj, Maget, Matondo, Cara, Skuka.
Kukësi: Halimi, Ferreira, Ebert, Ilieski, Ndreca, Sula, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Mbarak, Haxhiu, G. Barbosa.



