
Mungesa e protagonizmit tek Leipzigu e ka vënë në dyshim qëndrimin e Timo Wernerit.
Pikërisht në orët e fundit drejtuesit e Inter Miamit kanë filluar të mendojnë për afrimin e gjermanit, duke qenë se Lionel Messi dëshiron ta ketë në skuadër.
29 vjeçari la gjurmë në të shkuarën tek Chelsea por aktualiteti nuk e favorizon aspak dhe ndoshta Major League Soccer do të jetë destinacioni i ardhshëm.
Golashënuesi sigurisht ka shumë për të treguar në fushën e blertë dhe faktikisht ky kampionat ka patur një rritje të konsiderueshme në çdo aspekt në vitet e fundit.
‘’ La Pulga ‘’ i ka dhënë një tjetër impakt këtij ekipi dhe në përgjithësi kampionatit ku aktivizohet, i cili si gjithmonë mbetet një referent.
Timo Werner mund ta bëjë edhe më të rrezikshme ofensivën e Inter Miamit dhe të kombinohet shumë mirë me asin nga Rosario, ndër më të mirët në historinë e futbollit.
Për golashënuesin është një shans për të rikuperuar terren dhe një motiv më tepër për të dhënë maksimumin duke qenë se përkrah do të ketë kampionin në fuqi të botës me ‘’ Albicelestët ‘’.
Momentalisht negociatat po vijojnë me sukses dhe mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë Timo Werner për karrierën.



