Kampionati shqiptar me surpriza, Hajdini: Daja nuk është në pozitë të favorshme

Kampionati shqiptar me surpriza, Hajdini: Daja nuk është në pozitë të favorshme

Vllaznia-Dinamo, klasikja e rikthyer e futbollit shqiptar, dhuroi shumë gola dhe emocione ditën e djeshme me triumfin 6-3 të shkodranëve. Sipas gazetarit Edi Hajdini kjo ndeshje tregoi dhe mangësitë e dy skuadrave të cilat kanë shumë probleme teknike.

Ndërsa përsa i përket ndeshjet e javës së 6, Hajdini tha se më e rëndësishmja është ajo e Derbit Partizani-Tirana, ku trajneri Daja nuk është në pozitë të favorshme.

Çfarë prodhoi kjo javë e pestë në kampionatin shqiptar? Cilat ishin surprizat?

Surprizë është situata e Laçit që mbyll renditjen pasi ka patur objektiv titullin kampion. Kriza bëri që të largohet trajneri.

Partizani ishte një surprizë tjetër dhe kriza e rezultateve nuk është në favor të trajnerit Daja.

Ndërkohë ndeshja e djeshme Vllazni-Dinamo ishte një ndeshje me shumë gola. E bukur për tu parë por tregon edhe mangësitë që këto dy skuadra kanë.

Po javën e ardhshme, cilat takime spikasin?

Është quajtur java e Derbit sepse java e 6 do të mbyllet me Derbin Partizani Tirana, dhe Kukësi-Vllaznia. Ndeshja më e rëndësishme është ajo e kryeqytetit. Trajneri Daja nuk është pozitë të favorshme për shkak të rezultateve të deritanishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy