
Në këto ditë të fundit të merkatos pa dyshim që lëvizjet e skuadrave me emër në funksion të përforcimit bëhen më intensive . Megjithatë potenciali i tyre i lejon ndërmarrjen e çdo iniciative dhe një ndër to është Real Madridi që nuk pranon të dorëhiqet për Kylian Mbappe. Një ndër personalitetet më të rëndësishëm të ‘’ Galaktikëve ‘’ si Predrag Mijatovic gjatë një interviste për të famshmen spanjolle ‘’ El Larguero ‘’ është shprehur shumë entuziast mbi këtë çështje duke deklaruar : “ Mbappe është një hap larg Realit . Po bëjmë të pamundurën për ta transferuar në Madrid sepse në rast të kundërt gjërat do të ndërlikoheshin në të ardhmen ‘’ , theksoi serbi .
Megjithatë sipas Sport drejtuesit e Paris St Germain nuk pranojnë të tolerojnë në shifra dhe vijojnë ti qëndrojnë besnikë pretendimit prej 180 milionë eurosh për ta lënë të lirë 22 vjeçarin . Kjo deklaratë evidenton se nëse Florentino Perez do ta pranojë peticionin e kryeqytetasve , kampioni në fuqi i botës të bëhet pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ për ta mbyllur këtë kapitull .
Transferimi i Kylian Mbappes tek Real Madridi do të shënonte fillimin e një epoke të re për spanjollët të cilët prej shumë vitesh e pretendojnë me ngulm të ashtuquajturin ‘’ Donatello “ .
Kalimi i Lionel Messit në ‘’ Parque de Prince ‘’ duket sikur ia ka hapur rrugën Kylian Mbappes i cili kërkon me çdo kusht protagonizëm sepse me Neymar Junior dhe ‘’ La Pulgan “ në majën e sulmit gjërat do të vështirësoheshin për ishi-n e Monacos .



