
Ecuria shumë e mirë e Mikel Merinos me Real Sociedadin , ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës , të cilët e konsiderojnë një prioritet për sezonin vijues.
Në vitet e fundit ideja e tyre është lidhur ngusht me përforcimin e mesfushës, repart i cili vijon të mos e bindë Xavi Hernandezin.
Megjithatë, parashikohet një rrugë e vështirë për katalanasit për faktin se Mikel Merino konsiderohet një ndër nxënësit më shembullorë të trainerit Imanol Alguacil, për të cilin ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ pretendojnë 60 milionë euro.
Për më tepër Mikel Merino është një element shumë i rëndësishëm edhe për Luis de la Fuenten tek ‘’ La Furia Roja ‘’, por për të arritur objektivat ‘’ Blaugranët ‘’ duhet domosdoshmërisht të ndërhyjnë në merkato pasi rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion.
Në sezonin aktual, Mikel Merino numëron 18 sfida dhe 2 gola me ekipin nga San Sebastian, i cili është kualifikuar për më tej në Champions League dhe vijon të jetë një kockë e fortë edhe në La Liga.



