Mesfushori i Italisë, Simone Pafundi do e mbajë mend gjatë ndeshjen me Shqipërinë në “Air Albania”, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-1.
Përveç kësaj, talenti i Udinese është futur edhe në historinë e kombëtares italiane. Pafundi (16 vjeç, 8 muaj, 2 ditë), është bërë lojtari i parë në historinë e Italisë, që aktivizohet pa mbushur 17 vjeç.
Futbollisti është duke i mahnitur të gjithë, teksa debuton me kombëtaren që në moshën 16-vjeçare, ndonëse nuk është pjesë e ekipit të parë të Udinese.



