Liverpooli, zgjedh zëvëndësuesin e Salah

Liverpooli, zgjedh zëvëndësuesin e Salah

Mohamed Salah po përgatitet për të finalizuar një eksperiencë të mrekullueshme në ‘’ Anfield Road ‘’.

 Egjiptiani prej vitesh është konsideruar një referent në metrat e fundit dhe drejtuesit e Liverpoolit kanë filluar ta analizojnë zëvëndësuesin. 

Si duket anglezët nuk janë vonuar aspak dhe janë ndalur tek Bayern Muncheni. 

Michael Olise është i duhuri, i cili vlerësohet maksimalisht edhe nga traineri Arne Slot. 

Anglezi e njeh shumë mirë Premier Leaguen duke qenë se në të kaluarën përfaqësoi Crystal Palacen, i shpejtë, shumë i aftë në duelet një kundra një dhe i frikshëm përpara portës. 

Flitet se presidenti i ‘’ Të Kuqve ‘’ mund të ofrojë afro 200 milionë euro për ishi-n e Readingut i cili po zhvillon sezonin e dytë në rradhët e bavarezëve. 

Rendimenti është shoqëruar me statistika tejet shpresëdhënëse, deri më tani 13 gola dhe 21 asiste në 34 sfida, të cilit do ti duhet ta analizojë ashtu siç duhet të ardhmen.

 Merkatoja e verës do të jetë një periudhë deçizive, si për Liverpoolin ashtu edhe për Michael Olise, i cili garanton shumë, fakt që e ka demostruar edhe në të shkuarën në kampionatin anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy