Sachi këshillon Piolin: Duhet organizuar skuadra, të largohen ata që nuk ndjekin trajnerin

Sachi këshillon Piolin: Duhet organizuar skuadra, të largohen ata që nuk ndjekin trajnerin

Dy humbjet radhazi, ndaj Juventusit në kampionat dhe ndaj PSG-së në Champions League, kanë krijuar një situatë aspak të qetë te Milani.

Trajneri legjendar italian, Arrigo Sacchi, ka këshilluar trajnerin Stefano Pioli, duke thënë se duhet të marrë situatën në dorë dhe të ndryshojë skuadrën. Më tej ai shtoi se lojtarët që nuk ndjekin trajnerin, të ulen në stol.

Pioli duhet të marrë në dorë situatën dhe të organizojë skuadrën sipas disa parimeve. Grupi duhet të jetë i bashkuar, përndryshe rrezikohet dështimi. Duhet të jenë të bashkuar në taktikë, teknikë dhe shpirt. Trajneri të jetë i qartë në idetë e tij dhe t’ia transmetojë ato me bindje grupit.

Le ta shohin të gjithë bashkë se ku kanë gabuar për të mos përsëritur më gabimet. Nëse pastaj ka nga ata lojtarë që nuk i ndjekin këto ide dhe nuk i zbatojnë në fushë, atëherë Pioli të mos mendohet dy herë, por ta largojë. Stoli është gjithmonë aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy