
Carlo Ancelotti u zyrtarizua ditën e sotme si trajneri më i ri i Real Madrid, ku do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane.
Italiani ka mbyllur kontratën me Evertonin, teksa në fjalët e para të thëna pas arritjes së marrëveshjes, ka falënderuar klubin anglez, por ka shtuar më tej se po ikën për një klub që e ka në zemër.
“Doja të falënderoja klubin e Everton, lojtarët e mi dhe tifozët që më dhanë mundësinë të drejtoja këtë klub fantastik dhe me histori. Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që ka qenë gjithmonë në zemrën time, Realin e Madridit.
Largohem duke marrë me vete momente të mrekullueshme që kemi jetuar së bashku. I uroj klubit dhe tifozëve më të mirat”, u shpreh Ancelotti.



