Java e parë e Superiores, zbulohen oraret dhe datat e pesë ndeshjeve

Java e parë e Superiores, zbulohen oraret dhe datat e pesë ndeshjeve

Kategoria Superiore, do të nisë më 18 gusht, sezonin 2024-2025. Edicioni i 86-të do të ngrejë siparin të dielën e javës së ardhshme.

Java e parë e kampionatit do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën e 18 gushtit dhe të hënën e 19 gushtit.

Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City – Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta – Bylis.

Më 19 gusht do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit “Kategoria Superiore”. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në ora 20:00, konkretisht Partizani – Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu – Elbasani që do të luhet në Korçë.

Kampionati “Kategoria Superiore”, java e parë

Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”

Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”

Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit

Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”

Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy