
Në orët e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë marrë një vendim në lidhje me Andreas Christensen.
Si duket danezi nuk e ka të gjatë në ‘’ Camp Nou ‘’, duke qenë se është vendosur në shitje nga katalanasit.
Fillimi i këtij sezoni nuk ka rezultuar ai i duhuri për nordikun, i cili e ka humbur rivalitetin me Pau Cubarsin.
Për më tepër dëmtimi i pësuar ia ka reduktuar mundësitë për të qenë në formën optimale dhe tek një ekip si Barcelona ky fakt nuk tolerohet.
Sipas ‘ Sport ‘ , tashmë ‘’ Azulgranët ‘’ ja kanë hapur derën e largimit, pavarësisht se kontrata e ishi-t të Chelseat përfundon në 2026-tën.
Flitet se gjatë merkatos vijuese në Katalunjë mund të mbërrijë Jonathan Tah, një referent në prapavijën e Bayer Leverkusenit.
Sigurisht rivaliteti tek ish fituesit e La Ligas do të vijojë i ashpër për arsye të prezencës së Inigo Martinez, Pau Cubarsit apo Jules Coundes por megjithatë nevoja për tu përmirësuar në aspektin ekonomik e bën të domosdoshëm largimin e disa lojtarëve.
Flitet se 28 vjeçari mund ti japë fund eksperiencës me Barcelonën në verën e ardhshme, një periudhë shumë e rëndësishme për lojtarët dhe ekipet.



