Matias Vecino, ishte një nga lojtarët e larguar nga Interi në këtë merkato vere, pasi i përfundoi kontrata me zikaltërit.
Mesfushori do të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari do të vazhdojë karrierën te Lazio.
Këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Ditën e hënë janë planifikuar të zhvillohen vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma në kontratë.



