Bayern Munich, u shtang nga Lazio në ndeshjen e parë në fazën e 1/16-ve në Champions League. Italianët fituan minimalisht ndeshjen e parë në shtëpi.
Megjithatë te skuadra gjermane janë të bindur se do të kualifikohen më tej. Thomas Muller, deklaroi se ndeshja e kthimit do të jetë një tjetër histori dhe do ketë më shumë gola.
Nëse gjithçka do të shkonte siç duhej, sipas planeve tona dhe duke parë se çfarë bëmë në fushë, në pjesën e parë duhej të ishim të paktën 2-0 për ne. Skuadra reagoi mirë pas humbjes në kampionat dhe këtë e pamë të gjithë, por ja që në mbrojtje bëjmë gjithmonë ndonjë gabim të vogël dhe e paguajmë shtrenjtë atë.
Madje, unë jam gati që të firmos që tani se nëse na paraqiten raste siç shpërdoruam ndaj Lazios, në Mynih do të dërgojmë gjithmonë topin në rrjetë.
Unë nuk them se jam optimist, por kam bindjen se përmbysim rezultatin. Në kthim do të jetë një histori tjetër dhe jam gati që ta firmos që tani se e përmbysim Lazion në shtëpi.



